Arrestohet rumuni që tentoi ta digjte të gjallë gruan e tij kosovare
Në Florence të Italisë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.
Burri rumun ka tentuar që ta digjte të gjallë gruan e tij kosovare, shkruan Indeksonline.
Sipas medieve në Itali, ai kishte tentuar ta digjte duke e spërkatur rrobat e saja me alkool.
Krejt kjo ndodhi pas një debati që kishin
pasur ndërmjet veti çifti.
Fatmirësisht, kosovarja 40 vjeçare ka shpëtuar pa lëndime.
Kurse bashkëshorti rumun është arrestuar./Indeksonline/