11:06 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet serbi në Graçanicë, falsifikojë dokumentet e një prone

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë, pasi që i njëjti ka mashtruar një shqiptar të Kosovës rreth një prone në Graçanicë.

“Lidhur me rastin më 05.12.2019 njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull serb shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte falsifikuar dokumentet të pronave dhe kishte mashtruar viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/