08:42 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / AR

Arrestohet serbi në Jarinje për krime lufte kundër popullsisë civile

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një shtetas të Serbisë në pikën kufitare Jarinje.

I njëjti është arrestuar me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile.

PKK Jarinje. Me datë 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje“, thuhet në njoftim./Indeksonline/