Arrestohet serbi në Kosovë, prezantoi patentë shofer të falsifikuar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se je në pikën kufitare në Kullë ka arrestuar një person, i cili kishte prezantuar patentë shofer të falsifikuar.
“Raportohet se në pikën kufitare kishte hyrë i dyshuari mashkull K/Serb ku ka prezantuar patentë shofer të lëshuar nga R, Serbisë, pore gjatë verifikimit dokumenti ka rezultuar se është i falsifikuar”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, të dyshuarit i është konfiskuar dokumenti, pas procedurave policore me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si më lart, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/