75 Mall Live Search
10:39 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet serbi në Zveçan, theu xhama te ndërtesës së komunës

Është arrestuar një person i dyshuar i komunitetit serb, pasi që i njëjti në shenjë revolte ka thyer xhamat e ndërtesës së komunës në Zveçan.

Sipas raportit të policisë, sulmin i njëjti e kishte bërë për shkak të mospërmbushjes së premtimit për krijimin e marrëdhënies së punës në atë komunë, transmeton Indeksonline.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/