10:03 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / k.v

Arrestohet shoferi i cili e goditi me veturë një këmbësore në Fushë Kosovë

Është arrestuar një person në Bresje të Fushë Kosovës pasi që i njëjti derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar (këmbësor).

Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/