Arrestohet shoferi i veturës që goditi dy motoçikleta te “kafet e vogla”

Është arrestuar shoferi që goditi me veturë dy motoçikleta te “kafet e vogla” në Prishtinë të hënën.
Në këtë aksident ishin përfshirë një veturë dhe dy motoçikleta, ku lëndime pësuan dy drejtuesit e motoçikletave.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku midis një veture dhe dy motoçikletave. Si pasojë, dy drejtuesit e motoçikletave meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.