75 Mall Live Search
11:32 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Arrestohet shoferi kosovar që rrezikoi jetën e disa qytetarëve me veturën e tij

Indeksonline ka publikuar dje një video ku shihet se si një person humbet kontrollën me veturën e tij duke rrezikuar jetën e disa qytetarëve.

Policia ka nisur hetimet nga vendi i ngjarjes duke marrë veprimet e nevojshme për identifikimin e ngasësit të automjetit.

Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, dyshimet janë ngritur se si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj automjetit ngasësi ka rrezikuar jetën e qytetarëve (këmbësorëve), më pas ka shkaktuar vetëaksident me dëme materiale.

Mbi bazën e provave materiale për veprimet e ngasësit është iniciuar rast për “Rrezikim i trafikut publik”.

Ndërsa pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe marrjen e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit./Indeksonline/

KLIKO KËTU për të parë videon