Arrestohet shoferi pasi përplasi këmbësoren në Prishtinë, viktima pëson lëndime të rënda
Një aksident trafiku me pasoja të rënda ka ndodhur në Prishtinë, ku një këmbësore ka mbetur e lënduar rëndë pasi është goditur nga një automjet, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 17:50. Dyshohet se shoferi, një mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka përplasur këmbësoren, e cila si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga njësiti për hetimin e aksidenteve./IndeksOnline/

