Arrestohet shoferi që goditi katër persona me veturë në Pejë

Është arrestuar një person në Pejë pasi që i njëjti të dielën pasdite me veturë nga pakujdesia kishte goditur dy këmbësorë si dhe një motoçiklist me pasagjer.
Policia ka bërë të ditur se katër viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/