Arrestohet shoferi që tentoi t’u jepte ryshfet policëve

Një shofer problematik u ndalua dje nga policia, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq.
Ndaj tij, policia përgatiti një tiketë për kundërvajtje, por i dyshuari tentoi t’i ikte obligimit, duke u ofruar para zyrtarëve policorë, shkruan IndeksOnline.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në stacion policor.
Pas intervistimit, ai u dërgua në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”./IndeksOnline/