75 Mall Live Search
11:20 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Arrestohet shqiptari i kërkuar, nga Austria, për narkotikë

Një 26-vjeçar i kërkuar nga drejtësia austriake është arrestuar në Tiranë. Ka qenë njësia e posaçme e kërkimit “Fast” që në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative mundi të zbulonte vendndodhjen e Gersi Halilit.

Ai u gjet në lagjen “Ali Demi”, te tregu elektrik ku kishte marrë me qira një banesë. I riu me origjinë nga Peshkopia, por që kishte shtetësi austriake kërkohej për trafik narkotikësh dhe substanca psikotrope.

Policia e shtetit thotë se po vijojnë procedurat për ekstradimin e Halilit drejt Austrisë, ndërsa maksimumi i dënimit për veprën penale të tij është deri në 15 vjet heqje lirie.