75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Arrestohet shtetasi austriak në Prishtinë, i konfiskohet një thikë dhe sprej

Është arrestuar dje një shtetas austriak në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se shtetasit austriak gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një sprej, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti kalon në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë:

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 24.02.2021 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas austriak pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një sprej. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti kalon në procedurë të rregullt”./Indeksonline