75 Mall Live Search
15:58 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet shtetasi i huaj, i shpallur në kërkim për huliganizëm dhe krim të organizuar

Sot, me 25 nëntor 2019, Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU, e përkrahur dhe e mbështetur nga njësitet relevante policore, ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar Z. K. (1974) me shtetësi bullgare, ishte i kërkuar nga shteti i Bullgarisë dhe i Belgjikës, me dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

(Foto Ilustrim)