Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Fushë-Kosovë, plaçkiti në tri shtëpi

Të martën në rrugën “Ernest Koliqi’ në Fushë Kosovë, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi kishte kryer tri vjedhje në tri shtëpi të ndryshme.
Rasti u konfirmua nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull–shtetas i R. së Shqipërisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vjedhje në tri shtëpi të ndryshme në zonën e stacionit policor Fushë Kosovë”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.