Arrestohet shtetasi norvegjez në Aeroportin “Adem Jashari”
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas norvegjez në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, i cili u kap me pushkë dhe fishekë.
“Është raportuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull shtetas norvegjez është gjetur dhe është sekuestruar një pushkë ajrore me 750 copë fishekë dhe një palë dylbi”, thuhet në raport.
Sipas policisë, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/