10:01 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohet shtetasi turk në Hanin e Elezit, tentoi të fuste shtatë migrantë të Bangladeshit në Kosovë

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm është arrestuar një shtetast turk në pikën kufitare në Han të Elezit.

Gjatë kontrollit në kamionin e tij, janë gjetur shtatë persona migrantë nga Bangladeshit, transmeton Indeksonline.

Besohet se ata kanë qenë të kontrabanduar. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.