75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 22 Tetor 2021 / OSH

Arrestohet shtetasja e Serbisë pasi po keqpërdorte paratë që i mblidhte në emër të një të sëmure

Në Leposaviq është arrestuar një shtetase e Serbisë për keqpërdorim, pasi mblidhte para për një person tjetër duke u deklaruar kinse se po i mblidhte për një vajzë të sëmurë.

Ajo ka pranuar se rast të ngjashëm ka pasur edhe me herët.

“Ankuesja femër shtetase e Serbisë ka raportuar se pa autorizimin e saj e dyshuara shtetase e Serbisë, po mblidhte para për vajzën e saj të sëmurë që banon në territorin e Republikës së Kosovës pa leje qëndrim. E dyshuara është arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se edhe më parë kishte mbledhur para për një person tjetër e te cilat i kishte keqpërdorur. Me vendim te prokurorit e dyshuara është liruar ne procedure të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.