21:39 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet super hajduti në Shkodër, ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve

I kthyer në makthin e qytetarëve, një shtetas është arrestuar nga Policia e Shkodrës ditën e sotme.

Shtetasi i arrestuar Drilon Hila, i cili ishte kthyer në makthin e qytetarëve, pasi kishte vjedhur banesa, para, bizhuteri apo sende të kushtueshme.

Arrestim i tij është bërë teksa ai po shkonte në lokal në qendër të qytetit të Shkodrës.

Nga policia ai ishte shpallur prej kohës në kërkim për disa vjedhje.

Drilon Hila ka qenë disa herë i dënuar për vjedhje banesash. Para pak ditës u arrestua edhe një bashkëpunëtor i Drilon Hiles ndërsa pritet të arrestohet edhe personi i trete për të shkatërruar kështu grupin e tmerrshëm të hajduteve shkodran të cilët në total mund të kenë rreth 40 vjedhje të realizuara në kohe të ndryshme.

Temat: