75 Mall Live Search
14:56 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / Gj Sh

Arrestohet tifozi i Interit i cili sulmoi me fishekzjarre portierin e Cremoneses

Një tifoz i Interit është arrestuar, pasi ka sulmuar me fishekzjarre portierin e Cremoneses, Emil Audero.

Sipas autoritetev italiane, tifozi i arrestuar është një person 19-vjeçar, shkruan IndeksOnline.

Ai është identifikuar falë pamjeve të kamerave të sigurisë në stadium, derisa arrestimi u krye disa ditë pas ndeshjes, pas përfundimit të hetimeve nga policia.

Ngjarja shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të takimit, ndërsa Audero mori ndihmën mjekësore në fushë dhe, për fat të mirë, nuk pësoi dëmtime serioze.

Pas incidentit, autoritetet italiane vendosën masa të ashpra sigurie, përfshirë ndalimin e tifozëve të Interit për udhëtime në ndeshjet jashtë fushe për një periudhë të caktuar./IndeksOnline/