75 Mall Live Search
19:55 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet turku i dyshuar për sulmin në Holandë, ku mbetën të vdekur tre persona

Policia e Utrecht ka lajmëruar që një person është arrestuar për sulmin me armë në që ndodhi sot në tramvaj.

Nga sulmi që ndodhi sot në qytetin holandez, tre persona mbetën të vdekur, kurse pesë të tjerë mbetën të plagosur.

I dyshuari që është arrestuar quhet Gokemen Tanis, një 37 vjeçar nga Turqia.

Ende nuk dihet nëse Tanis është autori i sulmit por ai është i dyshuari kryesor.

Menjëherë pas sulmit shkollat janë mbyllur dhe forca policore janë vendosur në shkolla.

Alarmi për sulme terroristë ka qenë i madh ditët e fundit pas tragjedisë që ndodhi në Zelandë të Re./Indeksonline/