75 Mall Live Search
12:28 / E Premte, 14 Janar 2022 / k.v

Arrestohet UD i Drejtorit të Spitalit në Ferizaj, prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se pas një hetimi një mujor nga ana e Prokurorisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar të dyshuarin H.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pzoitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas Prokurorisë, dyshohet se Halit Gërbeshi, si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të vendos për procedurat e mëtejme hetimore./IndeksOnline/