75 Mall Live Search
11:39 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / A. M.

Arrestohet Valton Makolli, ishte në kërkim nga Policia e Kosovës

Në bashkëpunim mes qytetarëve dhe Policisë së Kosovës, është arritur që sot në stacionin e policisë Veriu në Prishtinë, të paraqitet personi i kërkuar për mashtrim, Valton Makolli.

Të dyshyuarit i është shqiptuar masa e arrestit policor.

Mësohet se aktualisht hetuesit  po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

No description available.

“Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm  dhe besimin në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Indeksonline/