08:31 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / OSH

Arrestohet vushtrriasi, para 11 ditësh kreu një vjedhje

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.


Arrestimi i të dyshuarit A. J., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 2 prill 2022 në Vushtrri, ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi private.


Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.