75 Mall Live Search
00:02 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Arrestohet ylli i Chelseas, ftoi një grua të panjohur në apartamentin e tij

Futbollisti i Chelseas, Callum Hudson-Odoi është arrestuar nga policia londineze në mëngjesin e ditës së sotme.

Talenti anglez kishte ftuar në apartamentin e tij një femër të panjohur gjatë orëve të vona të natës dhe kishte shkelur rregullat.

Në mëngjes, saktësisht në ora 05:30,  lojtari është arrestuar ndërsa vajza me të cilën shoqërohej është dërguar në spital.

Hudson-Odoi ishte njohur me vajzën në fjalë gjatë një bisede në internet. /IndeksOnline/