15:25 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet ylli i Instagramit, që u mundua të dukej si Angelina Jolie

Një vajzë iraniane me emrin Sahar Tabar u arrestua për akuzat e “krimeve kulturore dhe korrupsionit shoqëror dhe moral”, kanë raportuar mediat iraniane, transmeton Indeksonline.

Ajo e kishte ndryshuar fytyrën përmes operacioneve kozmetike e plastike duke krijuar një version të përafërt me aktoren Angelina Jolie, e këto fotografi i ka publikuar në Instagram.

“Ajo përballet me akuza që përfshijnë blasfemi, nxitje të dhunës, fitim të të ardhurave përmes mjeteve të papërshtatshme” , shtori raporti.

Kujtojmë se në Iran, Instagrami është e vetmja platform e mediave sociale që lejohet, të gjithë platformat e tjera si Facebook apo Twitter janë të ndaluara. /Indeksonline/