15:23 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Arrestohet marokieni në Prishtinë, tentoi të futet me zor në një lokal

Një shtetas i Marokut, 22-vjeçar është arrestuar sot pasi u kap në flagrancë derisa po tentonte të depërtonte me forcë, brenda një lokali  në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Ajo tha se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot rreth orës 04:30, nga njësiti policor i stacionit Jugu, është arrestuar në flagrancë një person i  dyshuar, derisa po tentonte të depërtonte me forcë, brenda një lokali  në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.

I dyshuari  M. Z. mashkull 22 vjeç, shtetas i Marokut, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Mbështetur në  të dhënat e verifikuara i dyshuari është përsëritës i veprave të natyrës së njëjtë”, tha ajo./IndeksOnline/