16:39 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestojnë të riun për vjedhje të biçikletës, e godasin sa të munden, Policia e Berlinit drejt hetimeve

Video e realizuar gjatë arrestimit të një personi nga policia gjermane po bën bujë të madhe në internet.

Pjesëtarët e policisë shihen duke arrestuar një person me ngjyrë, të paarmatosur pasi vodhi një biçikletë.

Por ajo çfarë është komentuar më së shumti është dhuna e përdorur nga policia. Së paku dhjetë pjesëtarë të policisë në Berlin shihet se mbajnë 22 vjeçarin poshtë rrugës, e largojnë nga turma dhe e godasin atë, transmeton Indeksonline.

Lidhur me gjithë këtë veprim të realizuar nga pjesëtarët e policisë, Zyra e Policisë së Shtetit në Berlin tashmë ka nisur hetimet se si është vepruar konkretisht në këtë rast.

Në një komunikatë të lëshuar nga policia  nuk janë deklaruar të gjitha ato që shihen në video, vetëm duke treguar se i riu kishte vjedhur një biçikletë, përderisa nuk ishte gjendja shëndetësorë që ai ka tani për tani./Indeksonline/