Arreston një person në Prizren, keqpërdori fëmijën në pornografi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme, gjatë orës 11:00, në Prizren është arrestuar një person, pasi i njëjti kishte keqpërdorur një fëmijë në pornografi.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton IndeksOnline.