12:15 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / C E

Arrihet akordi me Manchesterin, Smallingu te Roma për 15 milionë euro

Chris Smallingu është shumë pranë rikthimit te Roma.

Janë zhbllokuar bisedimet midis klubit verdhekuq dhe Manchester Unitedit për rikthimin në kryeqytetin italian të mbrojtësit anglez.

Roma pritet të paguajë rreth 15 milionë euro për kartonin e Smallingut, i cili do të firmosë me skuadrën italiane një kontratë 4-vjeçare me një pagë neto prej 3 milionë eurosh në sezon.