75 Mall Live Search
17:07 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / Z S

Arrihet koalicioni, komuniteti turk në Mitrovicë e mbështet Arian Tahirin për kryetar

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka bërë të ditur se ka lidhur koalicion me komunitetin turk në Mitrovicë.

Në njoftimin e bërë në Facebook, Tahiri tha se koalicioni katërvjeçar do të jetë një angazhim i përbashkët për të siguruar që, siç u shpreh, çdo qytetar i Mitrovicës të ketë mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mire.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës. Me mikun tim, Ergin Kanin, Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit dhe mbështetjes për mua në zgjedhjet e 9 nëntorit për Kryetar të Mitrovicës”.

“Koalicioni katërvjeçar do të jetë një angazhim i përbashkët për të siguruar që çdo qytetar i Mitrovicës të ketë mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë në qytetin tonë. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Mitrovicës për besimin dhe mbështetjen! Mitrovica është shtëpia jonë e përbashkët”, ka shkruar ai./Indeksonline/