Arrihet marrëveshja, Alvaro Morata te Galatasaray

Alvaro Morata do të jetë lojtar i ri i Galatasaray.
Gazetari Fabrizio Romano, raporton se skuadra turke ka arritur marrëveshje verbale për të gjitha kushtet me Milanin, për transferimin e sulmuesit spanjoll, shkruan IndeksOnline.
Morata do të transferohet në formë huazimi, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, derisa është përfshirë edhe klauzolja e blerjer përfundimtare.
Morata u bashkua me Milanin gjatë verës së 2024, ku i kushtoi plot 13 milionë euro.
32-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 25 ndeshje të luajtura në të gjitha garat./IndeksOnline/
🚨🟡🔴 Álvaro Morata to Galatasaray, here we go! AC Milan and Gala have now verbally agreed on all terms of the move.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 31, 2025
Initial loan with option to extend +1 year and buy clause included.
Documents being checked, then Morata will fly to Istanbul.
Exclusive story, confirmed. 🇹🇷 pic.twitter.com/lcoosxUNHY