75 Mall Live Search
17:27 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / G T

Arrihet marrëveshja, Bayern Munchen bëhet me super mesfushor

Skuadra e Bayern Munchen ka arritur marrëveshje me lojtarin e Kombëtares së Portugalisë, Joao Palhinha.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se klubi gjerman dhe skuadra e Fulhamit tashmë i kanë “shtrënguar duart” dhe janë pajtuar për një shifër prej 50 milionë euro, plus pesë milionë bonuse, shkruan Indeksonline

Palhinha pritet të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2028, me Bayernin që kishte tentuar transferimin e tij edhe gjatë afatit të janarit.

28-vjeçari me klubin nga Londra sezonin e kaluar në Premier League zhvilloi 33 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri një asist./Indeksonline/