75 Mall Live Search
22:56 / E Premte, 30 Gusht 2024 / FR

Arrihet marrëveshja, Chelsea transferon Sanchon nga Man Utd

Është arritur marrëveshja mes Chelseas dhe Manchester United për transferimin e Jadon Sanchos te londinezët.

Transferimi do të jetë huazim me obligim blerje në fund të sezonit, raporton Fabrizio Romano.

“Sancho tha tashmë po pasi ai donte lëvizjen e Chelsea, marrëveshja tashmë është rënë dakord mes të gjitha palëve. Man United e pranoi propozimin dhe marrëveshja tani është vendosur për të nënshkruar”, shkruan Romano.

Sancho vjen te Chelsea si zëvendësues i Raheem Sterling, i cili do të kalojë te Arsenali, gjithashtu huazim, por pa opsion apo detyrim blerje.