75 Mall Live Search
13:58 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / L A

Arrihet marrëveshja, Como siguron shërbimet e talentit të Realit

Como ka arritur marrëveshjen për transferimin e talentit të ri të Real Madridit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin spanjoll, Jacobo Ramon, i cili do të bëjë hapin e tij drejt Italisë në kërkim për minuta në fushë.

Como, do të paguajë rreth 2.5 milionë euro për shërbimet e tij dhe sikurse Nico Paz, Reali do të ketë opsionin e riblerjes për 3 vjet.

Ramon, sezonin e kaluar bëri 6 paraqitje me skuadrën e parë të Real Madridit, ku shënoi vetëm 1 gol./IndeksOnline/