14:54 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / A. A

Arrihet marrëveshja e meçit të shekullit në boks, ja kur boksojnë Joshua e Fury

Meçi i shumëpritur nga miliona tifozë të boksit, Anthony Joshua – Tyson Fury po bëhet realitet.

Përballja e gjigantëve britanikë për titullin e kampionit të botës, do të zhvillohet në qershor apo në korrik.

Agjenti Bob Arum ka konfirmuar se marrëveshja midis përfaqësuesve të boksierëve është arritur, por një datë e saktë ende nuk është caktuar.

Anthony Joshua për herë të parë pranoi publikisht se mund të boksojë ndaj Furyt, pasi mposhti rusin Kubrat Pulev gjatë dhjetorit.

/Indeksonline/