18:31 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja: Emerson futbollist i Chelseat (Foto)

I erdhi fundi telenovelës Emerson – Chelsea. Futbollisti i Romës ka arritur marrëveshje me Blutë e Londrës.

Sipas mediave britanike dhe italiane, anësori brazilian pritet që gjatë ditës së nesërme të zyrtarizohet si futbollisti i Chelseat, transmeton IndeksOnline.

Emerson pritet të nënshkruar kontratë katër-vjeçare, kurse kampionit të Premierligës do t’i kushtoj afro 20 milionë euro.

23-vjeçari erdhi te Roma nga skuadra e Santosit. Ai poashtu luajti edhe për klubin e Palermos./IndeksOnline/