75 Mall Live Search
10:52 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / G T

Arrihet marrëveshja, Ermal Krasniqi transferohet në klubin çek për 2 milionë euro

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Kransiqi, është larguar nga elita e futbollit rumun.

Krasniqi ka nënshkruar kontratë me Sparta Pragën nga Republika e Çekisë, shkruan Indeksonline

Lajmin e kanë konfirmuar mediat rumune “PRO TV dhe Sport.ro”, me Sparta Pragën që duhet t’i paguaj Rapidit shumën prej 2 milionë euro, plus 300 mijë euro bonuse.

Zyrtarizimi i lojtarit kosovar do të bëhet gjatë kësaj jave, kurse Krasniqi do t’i bashkohet dyshes tjetër shqiptare: Qazim Laçi dhe Indrit Tuci./Indeksonline/