Arrihet marrëveshja, Gattuso trajner i ri i Italisë

Gennaro Gattuso do të jetë trajner i ri i kombëtares së Italisë.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se tashmë është arritur marrëveshja mes Federatës Italiane të Futbollit dhe ish-legjendës së Milanit, shkruan IndeksOnline.
Gattuso do të zyrtarizohet si trajner i Italisë gjatë javës së ardhshme.
Ai do të jetë zëvendësues i Luciano Spallettit, i cili u shkarkua javën e kalaur, pas humbjes turpëruese nga Norvegjia, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
Ai synon ta kualifikojë Italinë në Kampionatin Botëror 2026, i cili mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë./IndeksOnline/