Arrihet marrëveshja, Joao Pedro te skuadra e madhe angleze

Chelsea ka arritur marrëveshje me Brightonin për transferimin e sulmuesit brazilian Joao Pedro, dhe lajmi është konfirmuar nga vetë gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili e ka cilësuar marrëveshjen si të mbyllur: “Here we go!”
Sipas raportimit të Romanos, “Blutë e Londrës” do të paguajnë më shumë se 50 milionë euro, shkruan Indeksonline
Joao Pedro, 22 vjeç, ka pasur një sezon mbresëlënës në Premier League, me 10 gola dhe 6 asistime në 27 ndeshje, duke tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha, por Chelsea ka fituar garën për firmën e tij.
Transferimi pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndërsa Pedro pritet të bashkohet me skuadrën në përgatitjet për sezonin e ri, ku do të jetë një pjesë kyçe e projektit të ri ofensiv të klubit londinez./Indeksonline/
