Arrihet marrëveshja, Kalvin Phillips transferohet te skuadra londineze

Kalvin Phillips largohet nga Manchester City dhe transferohet te një tjetër skuadër në Premier League. Mungon vetëm zyrtarizimi i anglezit te skuadra e re.
Është pikërisht West Ham që ka siguruar shërbimet e Phillips, i cili në ditët në vijim do të prezantohet te “Çekanët”. Në fakt të dyja klubet kanë rënë dakort për huazimin e ti deri në fund të këtij sezoni.
28-vjeçari këtë sezon ka luajtur me Cityn në 10 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar vetëm 1 gol. Ndërkohë ka kontratë të vlefshme me citizenët deri në qershor të vitit 2028.
BREAKING: Kalvin Phillips has agreed to join #WHUFC.
— talkSPORT (@talkSPORT) January 23, 2024
Talks between the Hammers and #MCFC over the terms of a loan move are at an advanced stage.
– talkSPORT sources understand
🚨 More on our website ☞ https://t.co/PVsrFYaGqs pic.twitter.com/P3ZPv7ADHZ