Arrihet marrëveshja, Kondogbia transferohet te gjiganti francez

Geoffrey Kondogbia sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e Marseille.
Gazetari, Fabrizio Romano, raporton se tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit 30-vjeçar te skuadra franceze, shkruan IndeksOnline.
Kondogbia do të nënshkruaj kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2026, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Bisedimet tani do të zhvillohen mes Marseille dhe Atletico Madridit, marrëveshja e cila mund të arrihet për 4 milionë euro.
Dëshira e futbollistit është të bashkohet me skuadrën francize./IndeksOnline/