75 Mall Live Search
10:02 / E Hënë, 26 Janar 2026 / G T

Arrihet marrëveshja, Lucas Paqueta rikthehet në Brazil

Futbollisti i West Ham Unitedit, Lucas Paqueta pritet të rikthehet në futbollin brazilian.

Paqueta pritet të transferohet te Flamengo, për 41 milionë euro, shkruan Indeksonline

“ESPN Brazil” raporton se kjo marrëveshje është arritur tashmë dhe lojtari i “The Hammers”-it pritet të nënshkruajë kontratë gjatë kësaj jave.

Paqueta në futbollin europian kishte dalë pikërisht nga Flamengo. Në vitin 2019 ishte transferuar te Milani për 38 milionë euro.

Pastaj nga “kuqezinjtë” ishte transferuar te Lyoni për 23 milionë euro, e te klubi anglez përfundoi në vitin 2022 për 42 milionë euro./Indeksonline/