75 Mall Live Search
14:00 / E Diele, 27 Korrik 2025 / L A

Arrihet marrëveshja, Luis Diaz drejt Bayern Munichut

Luis Diaz do të jetë lojtari më i ri i Bayern Munichut.

Ai do t’i jap fund aventurës së tij trevjeçare e gjysmë te Liverpooli, ku i cili do të filloj kapitullin e tij të ri në Gjermani.

Sipas Florian Plettenberg, marrëveshja është arritur mes të dy klubeve me kampionët gjermanë që do të paguajnë shifrën e 75 milionë eurove për kolumbianin.

Diaz pritet që të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin, me vizitat mjekësore që pritet të zhvillohen gjatë javës së ardhshme.

Diaz, numëron 148 paraqitje me Liverpoolin që kur ju bashkua në vitin 2022 si dhe ka shënuar 41 gola dhe 23 asistime, ku arriti të fitojë 2 herë Carabao Cup, Community Shield, FA Cup si dhe Premierligën./IndeksOnline/