75 Mall Live Search
14:13 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja midis FBK-së dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të Basketbollit

Xhiroja e 21-të në Superligën e Basketbollit të Kosovës do të gjykohet nga gjyqtarët nga Kosova.

E gjithë kjo pasi që Federata e Basketbollit të Kosovës ka arritur marrëveshje me Shoqatën e Gjyqtarëve të Basketbollit.

Kjo marrëveshje është arritur pas dy takimeve të zhvilluara midis Bordit të FBK-së dhe Bordit të SHGJFBK-së.

Tashmë, gjyqtarët do të kthehet në aksion pasi që javën e kaluar nuk referuan, duke e bojkotuar atë xhiro për shkak të borxheve të FBK-së ndaj tyre.