75 Mall Live Search
10:14 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / L A

Arrihet marrëveshja, Modriq nënshkruan me Milanin pas Botërorit të Klubeve

Luka Modriq po shijon momentet e fundit me Real Madridin.

Kroati do t’i japë fund aventurës 13-vjeçare në kryeqytetin spanjoll, pasi nuk vazhdoi kontratën.

Modriq, pritet që të vazhdojë karrierën në Serie A te Milani, ku është arritur edhe një marrëveshje verbale mes të dyja palëve.

Ai pritet të bëjë edhe vizitat mjekësore me Milanin në muajin e ardhshëm.

Modriq, numëron 593 paraqitje me Realin ku ka shënuar 43 gola dhe 95 asiste, ku arriti të fitonte gjithçka./IndeksOnline/