75 Mall Live Search
09:55 / E Diele, 23 Qershor 2024 / Gj. Sh

Arrihet marrëveshja, Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 viteve

Nacho Fernandez do të largohet nga Real Madridi pas 23 viteve.

Mbrojtësi spanjoll do të transferohet te skuadra arabe, Al Qadsiah, shkruan IndeksOnline.

Raportohet se Nacho ka përfunduar edhe testet mjekësore dhe do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare, e vlefshme deri në qershor 2026.

Ai do të marrë pagë vjetore prej 10 milionë euro pa përfshirë taksat./IndeksOnline/