Arrihet marrëveshja, Onana te Manchester United

Andre Onana është një hap larg kalimit te Manchester United.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se “Djajtë e kuq” kanë arritur marrëveshje me Interin për portierin kamerunas, shkruan IndeksOnline.
Marrëveshja është arritur pas raundit të bisedimeve të cilat janë zhvilluar sot.
Man United do të dërgojë ofertën e re zyrtare së shpejti dhe pastaj marrëveshja do të përfundojë.
Onana gjithashtu ka është pajtuar me kushtet personale dhe United dëshiron që ai të udhëtojë me skuadrën për turneun para sezonit në SHBA./IndeksOnline/