75 Mall Live Search
08:36 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / L A

Arrihet marrëveshja, Osimhen do të nënshkruajë me Galatasarayn

Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, do t’i bashkohet Galatasarayt si transferim i përhershëm.

Nigeriani, kishte shkëlqyer në periudhën e tij në Turqi, gjë që bëri klubin turk të mendojë që ta mbajë atë në skuadër.

Kampioni i Turqisë, do të paguajë fillimisht 40 milionë euro, ku pas 1 viti do të paguajë dhe 35 milionë të tjera.

Në marrëveshjen e arritur me Napolin, Osimhen nuk mund t’i bashkohet asnjë skuadre tjetër italiane për 2 vjet.

Osimhen, sezonin që lamë pas bëri 41 paraqitje ku shënoi 37 gola për Galatasarayn dhe ndihmoi skuadrën që të fitojë titullin si edhe Kupën./IndeksOnline/