Arrihet marrëveshja për Manen, kaq do t’i kushtojë Bayernit

Bayern Munchen dhe Liverpool kanë arritur marrëveshje për Sadio Manen. Skuadra angleze e ka arritur synimin për shitjen e yllit afrikan për shifrën e 50 milionë eurove.
Sky Sports raporton se gjiganti gjerman është bindur për të paguar këtë shumë.
Fillimisht bavarezët tentuan blerjen e Manes për 30 milionë euro, por që Liverpooli kishte kërcënuar me tërheqje nga bisedimet duke e konsideruar si qesharake këtë ofertë.
Shitja e Manes pritet të kompletohet gjatë ditës së sotme./Indeksonline/